Skip to content ↓

Mirë se erdhët në shkollën Bexley Grammar

Shkolla Bexley Grammar e ka të vetmin certifikim ndërkombëtar të shkollës së mesme të lartë në Londrën juglindore; një mundësi unike për arsimim të nivelit botëror në pragun tuaj të shtëpisë. Programi diplomik i certifikimit ndërkombëtar (IB) është zgjidhja më e mirë për të rinjtë e zgjuar dhe ambiciozë sot.Click here to find out why.

Përtej suksesit tonë të admirueshëm, ne jemi thellësisht krenarë për drejtimet që studentët tanë i sigurojnë pasi ta mbarojnë vitin e 13-të. Në tre vitet e kaluara, mesatarisht 79% e studentëve të IB fituan vend në universitetin e zgjedhur të parë ( dhe shumica e tyre e siguruan herët ne korrik kur dalin rezultatet e IB-së, duke i ikur në këtë mënyrë tollovisë në gusht). Ne përparojmë nga suksesi i vazhdueshëm, duke iu siguruar studentëve tanë drejtimet më të mira në vendet e bazuara nga puna në një numër universitetesh, përfshirë numër rekord në Oxbridge dhe Russell Group të universiteteve, sukses për çdo shkollë në Komunën Bexley të Londrës.

Përveç këtyre arritjeve, ne jemi të njohur në komunitetin tonë lokal si shkollë që kujdeset për çdo individ. Rezultatet flasin për vete, mirëpo për ta ndier energjinë dinamike të komunitetit të shkollës, ju duhet të na vizitoni. Click here for Open Events when they are available.

Poashtu, ju lutem kërkoni edhe në faqet tjera të këtij sektori për një numër informatash dhe këshillash.

Eris Nishku, Year 13 2018 and Diella Salihu, Year 13 2019