Skip to content ↓

MFL test

MIRË SE ERDHËT

Cikli i mesëm i lartë (Sixth Form) në shkollën Bexley Grammar (BGS)  është i vetmi në Londrën juglindore që ofron tërësisht vetëm programin e diplomës ndërkombëtare të maturës (International Baccalaureate: IB); një mundësi unike për arsimim të nivelit botëror në pragun e shtëpisë suaj.

Programi i Diplomës Ndërkombëtare të Maturës është zgjedhja më e mirë për të rinjtë inteligjentë e ambiciozë sot. Kliko këtu për të mësuar pse.

Përveç sukseseve tona të lakmueshme shkollore, ne jemi thellësisht krenarë për degët e studimeve që sigurojnë nxënësit tanë pasi mbarojnë vitin e 13-të. Gjatë tre viteve të fundit, mesatarisht 79% e nxënësve të IB-së fituan të drejtën e studimit në universitetin që ishte zgjedhja e tyre e parë (dhe pjesa më e madhe e siguruan vendin që në fillim të korrikut, kur dalin rezultatet e IB-së, përpara vërshimit të rezultateve të gushtit). Ne marrim krahë nga suksesi ynë i vazhdueshëm në sigurimin e destinacioneve më të mira për nxënësit tanë - që nga programet prestigjioze me bazë praktikën profesionale e deri në një varg të tërë universitetesh, përfshirë një numër rekord vendesh në Oxbridge dhe universitetet e Russell Group - rezultati më i mirë ndër të gjitha shkollat në komunën Bexley të Londrës.

Përveç këtyre arritjeve, ne jemi të njohur në komunitetin tonë lokal si shkollë që kujdeset për çdo individ. Rezultatet flasin vetë, mirëpo për të krijuar një ide për gjallërinë dhe dinamizmin e komunitetit të shkollës sonë, duhet të na vizitoni. Kliko këtu për Aktivitetet e Hapura kur ka të tilla.

Ju lutem kërkoni edhe në faqet tjera të këtij seksioni për të krijuar një ide për jetën në ciklin e së mesmes së lartë në BGS si dhe për një sërë informatash dhe këshillash.